|
Supa ne Kupe
Buke
Supa ne kupe
buke na ka mrekulluar kur e kemi pare per here te pare ne
Restorant “Sokoli” ne Ljubljane. Do te donim shume qe te ishte
ide e jona, gjithsesi nuk mund te rrinim pa jua sjelle miqve
tane tek “Miqte e Vjeter”.
Supat tona
ndryshojne cdo dite dhe ne pergatisim dy ose tre te tilla cdo
dite.
Supa krem
pule eshte nje supe e vjeter e guzhines shqiptare e shijshme dhe
pelqehet nga te gjithe miqte tane.
Supa krem
kerpudhe, supa krem selino, supa krem karrote, jane supa te
guzhines italiane me shije delikate shume te ushqyeshme dhe te
pershtatshme per miqte tane me shije te rafinuar.
Supa krem
domate eshte zgjedhur supa e vitit 2007 dhe per te nuk kemi
fjale per ta pershkruar. Do te vleresonim shume opinionin tuaj.
Supa krem
kungulli eshte origjinale e guzhines “Miqte e Vjeter” dhe ne
krenohemi me te. Supa serviret ne nje menyre te vecante dhe ne
nuk duam t’ju shuajme kuriozitetin.
C’kuptim do te kishte jeta pa nje supe te ngrohte ? |