|
Pas dasmes
nusja dhe vjehrra do te gatuanin se bashku lakrorin ne
saç dhe te afermit do te mblidheshin per te ngrene nga
duart e nuses se re. Nese ajo do te gatuante mire do te
fitonte respektin e tyre dhe do merrte shume levdata.
Histori te tilla tregon Inxhi teksa pergatit me kujdes
lakrorin.
Si ajo nusja e re ne historite e vjetra,
pergatiti ajo lakroret e pare dhe kenaqesia ishte e
madhe pas komplimentave te miqve. Lakrori dhe petaniku
ne saç jane tashme pjese e tryezave te miqve.
Lakrori me
qepe dhe domate, lakrori me presh dhe gjize si dhe
petaniket e ndryshem te pjekur ne saç kane nje shije te
mrekullueshme dhe shpesh serviren ne fund te ngrenies,
duke “thyer rregullat”, sepse miqte preferojne te
ruajne per nje kohe te gjate kete shije. |