HOME  MENU GALERIA KONTAKTE
           
 
 
 
       

Mishi ne Hell dhe ne Prush

 

Tradita e motshme e pjekjes ne hell dhe prush vjen per miqte tane tek “Miqte e Vjeter” nga duart e Beqarit si nje pasion e vjeter i tij. Ai eshte nga Salaria dhe ne 70 vjetet e jetes se tij mbart nje eksperience te gjate. Duhet te jeni aty te shikoni me syte tuaj “ritin” e pergatitjes dhe pjekjes se qingjit. Ai nuk pranon qe dikush tjeter ta zgjedhe mishin qe ai do te pjeke, sepse – sic thote vete – nuk mund

 te turperohet ne kete moshe. Edhe pot e kembengulesh nuk e heq mishin nga helli po nuk u bind qe eshte pjekur sic duhet. Rituali vazhdon me ndarjen e “nishaneve” sipas tradites ne festat e

 ditelindjeve apo dasmave.

Harapashi i famshem i Laberise eshte nje tjeter pasion i Beqarit. Ai qesh kur kamarieret me humor e thumbojne : Harapashi eshte krenaria e Salarise sic eshte Mercedesi krenaria e Gjermanise.

Lista e produkteve te pjekura ne prush eshte e pasur por gjithmone ne varesi te cilesise.

Ju e dini qe eshte gjithnje e me e veshtire gjetja e mishit te fresket qe vjen direkt e nga fshatra

qe ende e ruajne traditen. Tek “Miqte e Vjeter” do te ruhet gjithmone tradita e vjeter qe mikut

 i serviret me e mira.

   
 

Antipastat dhe Sallatat

 

Supa ne Kupe Buke

 

Makaronat

 

Lakroret ne sac

 

Mishi ne Hell dhe ne Prush

 

Specialitete Mishi

 

Embelsirat

   
   
   
 

 

 

   
           
           

 

 
 

Restoranti Miqte e Vjeter Te gjitha te drejtat e rezervuara .Copyright 2009  Blv. Bajram Curri, Pallatet Amfora, kati 2, Tirane   Cel : 068 20 34712