HOME  MENU GALERIA KONTAKTE
           
 
 
 
       

Antipastat dhe Sallatat

 

Ne I zgjedhim perimet qe perdorim ne guzhinen “Miqte e Vjeter” dhe kujdesemi shume per cilesine dhe freskine e tyre. Domatet, specat, patellxhanat, karrotat, lulelakra, sallata e fresket, kerpudhat..., nuk ngelet jashte kesaj liste asnje nga  perimet e stines.

Shumellojshmeria e perimeve te gatuar ne menyra te ndryshme e pasurojne tryezen e miqve tane me shije te mrekullueshme. Perimet e zgares, te ziera apo kremrat e perimeve trajtohen me kujdes nga guzhinieret tane dhe serviren ne kompozime elegante dhe te larmishme. Lakrat e egra, kerpudhat e egra dhe perimet e marinuara jane pjese e pandashme e tryezave te miqve tane.

Sallatat e fresketa, sallatat e orizit, apo sallatat me fruta deti ne menune tone te dites zgjidhen me kujdes dhe ndryshojne vazhdimisht.

Djathrat e vendit apo te huaj jane gjithmone te pranishem ne tryezen e miqve tane.

Mishrat e ftohte si rosto apo role te ndryshme, veza e “burgosur” jane specialitete te shtepise “Miqte e Vjeter”.

Kroketat, qoftet e perimeve (patate, spinaq) apo fergesa e shtepise i japin shije te vecante tryezes tuaj.

   
 

Antipastat dhe Sallatat

 

Supa ne Kupe Buke

 

Makaronat

 

Lakroret ne sac

 

Mishi ne Hell dhe ne Prush

 

Specialitete Mishi

 

Embelsirat

   
   
   
 
           
           

 

 
 

Restoranti Miqte e Vjeter Te gjitha te drejtat e rezervuara .Copyright 2009  Blv. Bajram Curri, Pallatet Amfora, kati 2, Tirane   Cel : 068 20 34712